GazetaMax
LAJME

Spasovski dhe Bërnz në stërvitje operative-taktike të MPB-së dhe ambasadës së SHBA-së

Shkup, 16 maj – Në Qendrën policore “Gjorçe Petrov”, kazermën “Ilinden” dhe ambasadën e SHBA-së sot është zhvilluar stërvitje operative-taktike nga MPB-ja, në koordinim me ambasadën e SHBA-së.

Në stërvitje morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Mari Bërnz, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefi i Departamentit për Operacione Speciale të Policisë, Branko Trajanovski.

Stërvitja është zhvilluar në tri lokacione edhe atë një pjesë në shtëpinë për qitje në kuadër të Qendrës Policore Gjorçe Petrov, ndërsa pjesa e dytë është zhvilluar në Ambasadën e SHBA-së, pasuar nga stërvitja për rend dhe qetësi publike- demonstrata të dhunshme.

Ambasadorja Bërnz, informuan nga MPB, ka marrë pjesë aktive në pjesën praktike të stërvitjes e cila u realizua në disa faza përmes një aksioni të përbashkët të koordinuar të stafit përgjegjës për sigurimin e Ambasadës së SHBA-së dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigër”. Njësia për shpërndarje të shpejtë. Departamenti për njësitë ajrore , Sektori për punë të brendshme Shkup – Njësia policore për intervenim, Sektori për punë të brendshme Shkup edhe atë: sulm në kolonë, demonstrim i dhunshëm, qitës aktiv, gjendje emergjente (fatkeqësi natyrore – tërmet), inspektim dhe kontroll të oborrit në ambasadën e SHBA-së, evakuimi i ambasadorit amerikan dhe stafit në një vend të sigurt (baza SAE-Tigër) dhe ndihma e parë.

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/311886041121930

Related posts

Kovaçevski: Për të bërë më shumë dhe më mirë na duhet mbështetja e qytetarëve

e-max

Pas humbjes në zgjedhje, Alibeaj jep dorëheqje nga drejtimi i PD-së

e-max

Shaqiri: Vajzat dhe gratë në shkencë kanë rol të pazëvendësueshëm, reforma në arsim zvogëlon hendekun gjinor

e-max