GazetaMax
LAJME

Spasovski e vizitoi ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Hagë

Shkup, 30 shtator – Në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Holandës, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e vizitoi ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Hagë. Në profilin e tij në Fejsbuk Spasovski mes tjerash informoi se MPB ka filluar nismë për finalizimin sa më të shpejtë të procedurës për njohjen e patent shoferëve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut edhe në Holandë.

Do të doja ta falënderoj ambasadoren tonë në Holandë, Beti Jaçeva, për mirëseardhjen e ngrohtë dhe për pritjen e delegacionit nga MPB, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk Spasovski.

Në takime të tilla me përfaqësuesit tanë zyrtarë, theksoi Spasovski “është veçanërisht e rëndësishme të dëgjojmë se cilat janë nevojat dhe mendimet e qytetarëve tanë jashtë vendit, të cilët këtu, në Holandë, janë në numër më të madh, pra rreth 15.000 njerëz”.

“Pikërisht për këtë, dua t’ju informoj se si MPB tashmë kemi filluar një iniciativë dhe po bashkëpunojmë aktivisht me ambasadoren Jaçeva për të finalizuar sa më shpejt procedurën për njohjen e patentë shoferëve maqedonas në Holandë si një nga prioritetet që ndër të tjera u diskutua në këtë takim dhe në drejtim të përgjigjes ndaj nevojave për përmirësimin e kushteve të qytetarëve tanë këtu”, shkroi në Fejsbuk ministri Spasovski.

Ai e shfrytëzoi rastin të prezantojë Monografinë “MPB PËR QYTETARËT 2017-2021”, si një dëshmi e një momentumi historik ku reformat e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ishin çështje zgjedhjeje, por një domosdoshmëri thelbësore për këtë ekip udhëheqës , i cili në të pa një perspektivë për qytetarët e saj, por edhe për punonjësit, të cilët përmes kushteve më të mira të punës morën më shumë motivim për të arritur rezultate sa më të larta në punën e policisë.

Related posts

Universiteti i Tetovës realizon trajnime me arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore

e-max

Prezantime në disa gjuhë të kryediplomatit Osmani

e-max

Ushtria e SHBA do ta zgjerojë stërvitjen e forcave ukrainase në Gjermani

e-max