GazetaMax
LAJME

Takim i Xhaferit me grup deputetësh nga Republika e Shqipërisë

Shkup, 30 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim me delegacionin e deputetëve nga Republika e Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.

Duke u dëshiruar mirëseardhje, Xhaferi shprehu kënaqësinë nga ky takim si vazhdim i bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar bilateral.

Kryetari i Kuvendit theksoi se të dyja vendet janë në fazë të njëjtë të rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe shpreson se pengesat me Republikën e Bullgarisë do të jenë të fundit në atë rrugë.

Në takimin, sipç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, u theksua se integrimi në Evropë, si dhe kriza vijuese e sigurisë dhe energjetike për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, janë fusha ku është e domosdoshme bashkëpunim i përbashkët i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me aleatët e tyre nga NATO dhe BE.

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Bala falënderoi Xhaferin për mikpritjen dhe për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e vetos nga Bullgaria që e pengoi rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian të të dyja shteteve. Ai gjithashtu i theksoi përfitimet e iniciativës Ballkani i Hapur për qytetarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse dhe bëri thirrje për bashkëpunim në të gjitha sferat me interes të përbashkët, ndërkaq bëri thirrje për bashkimin e vendeve të tjera të Ballkanit në këtë forum për bashkëpunim.

Pjesëmarrësit e takimit e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në këto kohë të vështira, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga ajo e sigurisë, si dhe e nënvizuan dëshirën për vizita më të shpeshta reciproke në të ardhmen.

Related posts

Mexhiti për Pëllumb Velën: Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush

e-max

Ditë e mysafirëve të lartë në stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 22”

e-max

Çmimi i qumështit arriti deri në 95 denarë

e-max