GazetaMax
LAJME

“Të jemi rehat në shtëpi, për prindërit ka kush kujdeset”

Shkup, 3 nëntor – Institucioni më i rëndësishëm në shoqëri është familja. Në momentin që ky institucion rrezikohet të shkatërrohet e ardhmja e shoqërisë është e frikshme. Po futemi në një epokë që mund të konsiderohet si një tunel pa dalje që shpien drejt një humnere nga e cila nuk mund të dilet asnjëherë. Nuk ka kuptim logjik e as praktik, aq më pak sociologjik që boshti familjar, prindërit, të bëhen anëtarë të padëshirueshëm në familje, nëna dhe babi tepricë në mesin e fëmijëve. Kjo është një epokë shumë e rrezikshme për të ardhmen e shoqërisë, shtëpitë e të moshuarve janë bërë objektet më të preferuar për të rinjtë sepse po konsiderojnë që aty është vendi ku mund t’i rehatojnë prindërit e tyre, shkruan Zhurnal.

Nuk i duan prindërit apo nga dashuria për përkujdesje po i dërgojnë në shtëpi të të moshuarve?

Shtëpitë e të moshuarve nuk janë ndërtuar për tu kujdesur për prindërit të cilët kanë pasardhësit e tyre, por janë vende të duhura e shumë të nevojshme për prindërit që nuk kanë fëmijë për ata prindër për të cilët nuk ka kush të përkujdeset. Përkujdesja nga distanca nuk është përkujdesje por është ikje nga përgjegjësia morale e familjare për të kujdesur për boshtin familjar, prindërit. Prandaj, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet e as të mendohet për kujdes të prindërve nga ana e fëmijëve nëse ata dërgohen në shtëpi të të moshuarve.

Akti më çnjerëzor mund të cilësohet distancimi prej prindërve në këtë formë humbë edhe kuptimi i familjes, mungesa më e madhe për një fëmijë është mungesa e dashurisë së prindërve, kjo është dëshmi për lidhjen shpirtërore në relacion prindër-fëmijë. E kur kjo dashuri e dhuruar nga ana e prindërve kthehet në formën më kafshërore nga ana fëmijëve duke mos qenë në gatishmëri për përkujdesje, flet qartazi për këtë terror modern. Kjo është e tmerrshme dhe shumë e dëmshme për nga aspekti human dhe social.

Nëna rrit dhjetë fëmijë, dhjetë fëmijë nuk mund të kujdesen për një nënë!

Ky është përkufizimi më ideal i asaj që po ndodhë në ditët e sotme, mbase sot kemi familje moderne me më pak fëmijë, por shtylla familjare është nëna ajo e cila ka rritur në kohërat e mëparshme edhe më shumë se dhjetë fëmijë. Dhe, kemi ardhur në kohën që fëmijët qoftë edhe një i vetëm nuk shpreh gjendje gatishmërie për përkujdesje ndaj një nëne e cila është në gjendje ta sakrifikojë edhe jetën e saj. Kjo flet për një gjendje shpirtërore të rënduar që kemi të bëjmë me një relacion shumë të ftohtë dhe me një mos mirënjohje klasike dhe shumë të thellë për sa i përket fëmijës ndaj prindërve. Absurditet në vete është fakti se me çfarë guximi marrin vendime të natyrës që prindërit të dërgohen në shtëpi të moshuarve, largimi apo distancimi nga familja është mohim ndaj identitetin tënd, familja është pasqyra e secilit prej neve, nuk mund të arrijmë askund nëse e mohojmë prejardhjen tonë.

Fëmijët janë të obliguar detyrimisht të kujdesen për prindërit, prandaj këtu nuk duhet të ketë fare kompromis-

Mbase nuk është e rregulluar në mënyrë ligjore për sa i përket obligimit apo detyrimit të fëmijës në raport me familjen dhe prindërit konkretisht, por është e rregulluar me rregulla dhe norma morale e etike, që secili fëmijë duhet me doemos të kujdeset për prindërit. Në të kundërtën shprehet mos mirënjohje ndaj kujdesit të prindërve përgjatë periudhës sa kanë qenë fëmijë dhe nevojtarë. Por, ndodhin situata të atilla që fëmijët refuzojnë prindërit ose distancohen e i shohin si tepricë vetëm se janë të pavarur, por varësia për dashurinë prindërore duhet të jetë e përjetshme.

Në shtëpi të të moshuarve ofrohet përkujdesje apo keqtrajtim?

Kjo pyetje ka ekzistuar qysh prej kur janë hapur shtëpitë e të moshuarve, por tani kemi edhe përgjigjen por kuptohet pa përgjithësuar të gjitha shtëpitë e të moshuarve. Bëhet fjalë për një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës. Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo ishte e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video. Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi. Në video, përveç sulmit fizik, dëgjohen edhe ofendime e përulje ndaj zonjës në moshë. Dhe, kjo është tregues për dukuritë me të cilat përballet shoqëria jonë. Edhe pse kryerësit e veprës janë vendos para organeve të drejtësisë, dukuria nuk është zhdukur në tërësi.

Prandaj, nevojitet edukim i mirëfilltë, trajtim të rasteve të rasteve të tilla me përkujdesje maksimale, si dhe përpos dënimeve nevojitet edhe trajtim psikik për kryerësit e kësaj vepre makabre. Të kujdesimi për prindërit sikurse ata që janë përkujdesur për ne dhe ta kemi të qartë që fëmijët që i largojnë prindërit nga shtëpitë e tyre, ato shtëpi bëhen më të ndyta se shtëpitë publike. /Zhurnal.mk

Related posts

Të gjithë po ikin nga Arsovska!? Jep dorëheqje apo shkarkohet sekretari gjeneral i Q. të Shkupit?

e-max

Është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga gripi

e-max

Sot përsëri pati alarme për bomba në shkolla, dhe përsëri të rreme

e-max