GazetaMax
LAJME

Të krishterët ortodoksë e festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen

Shkup, 7 janar – Besimtarët ortodoks në Maqedoninë e Veriut sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjen.

Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.

Shënimi qendror mbahet në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani do ta mbajë liturgjinë.

Me rastin e Krishtlindjeve, Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani bashkë me sinodin e shenjtë të KOM- Ipeshkvinë e Ohrit, deri te priftërinjtë, monarkët dhe deri te të gjithë besimtarët dërguan urim për Krishtlindjet në të cilin u urojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me përshëndetjen e madhërishme – Lindi Krishti!

Festa e Krishtlindjeve  festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Në fund të dhjetorit, Patriarku Ekumenik Bartolomeu botoi letrën e Krishtlindjes në gjuhën maqedonase për herë të parë në histori, pasi më 9 maj të vitit të kaluar Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, i kryesuar nga Patriarku Bartolomeu, vendosi të heqë skizmën e gjatë që i është imponuar Ipeshkvisë të lashtë të Ohrit, gjegjësisht KOM-it, duke e njohur hierarkinë kishtare të ipeshkvit Stefan si kanonike dhe të vlefshme në botën panortodokse dhe duke vendosur bashkësi kanonike e liturgjike me të.

Në qershor të vitit të kaluar në Katedralen e Patriarkanës Ekumenike “Shën Gjergji Fitimtar” në Stamboll, Patriarku Ekumenik Bartolomeu dhe Kryepeshkopi Stefan i Ohrit dhe Maqedonisë mbajtën Liturgjinë e parë të Shenjtë të përbashkët Patriarkale dhe Sinodale pas pritjes së KOM-IO në unitet liturgjik dhe kanonik me kishat e tjera ortodokse.

Related posts

Si do të mësojnë nxënësit nëse librat vonohen sipas programeve të reja?

e-max

Vuçiq thotë se Serbët e Kosovës do të votojnë në Serbi

e-max

Thaçi: Aleanca për Shqiptarët nuk ekziston as formalisht, as politikisht

e-max