GazetaMax
LIFESTYLE

“Tequila” quhet hiti më i ri nga David Dreshaj dhe Don Phenon

Kënga e tij ” Ama zemrën ” me Elinel ka thyer rekorde shikueshmërie dhe dëgjueshmërie, por David Dreshaj sapo ka publikuar një hit të ri mjaft të nxehtë. Kënga quhet ” Tequila” dhe këtë herë ka ardhur me Don Phenon, dhe kënga dhe klipi është taman verore e që në orët e para të publikimit po pritet mjaft mirë. David për këtë super projekt ka zgjedhur më të mirët ku mësojmë se producenti dhe Arranged është Cricket me melodi nga Muma ( Endrit Mumajesi), Anxhelo Koci, Cricket, David Dreshaj dhe Don Phenom, beat nga Cricket, teksti nga Don Phenom, Cricket, David, Muma, Elinel dhe video nga SmartMotion. Artisti shqiptar nga Mali i Zi është mjaft i kërkuar kudo e tashmë në koncertet e tij të shumta do ta këndoj edhe hitin e ri, e ku ju mund ta klikoni e ta shijoni në linkun më poshte e jemi shumë të sigurt se do të jetë edhe për ju një nga këngët më të bukura të kësaj vere të nxehtë.

Related posts

Stresi tregon se çfarë nuse po e dëshiron

e-max

Kur duhet konsumuar kafja e mëngjesit?

e-max

Studimi: Vetmia shkakton sëmundje

e-max