Tuesday, April 14, 2026

Lajmi në kohë reale

Thanë se është e bërë me botoks, reagon Luana Vjollca pas përfshirjes në debatin Ina-Brikena

Gjatë prime-it të sotëm të Big Brother VIP Albania 5, një debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës ka marrë vëmendjen e publikut, pas disa ofendimeve të drejtpërdrejta që Ina i adresoi Brikenës, duke e quajtur “Miss botoksi”, “Miss filleri”, si dhe me etiketime të tjera fyese.

Në kulmin e debatit, Brikena përmendi emrin e Luana Vjollcës, duke thënë se edhe ajo është e bërë me botoks, por sipas saj, Luana është “femër e zonja”. Kjo deklaratë hapi një tjetër diskutim në studio, ku Ina ndërhyri duke thënë se Luana “nuk është miss”.

Përmendja e moderatores së njohur nuk kaloi pa u vënë re as jashtë shtëpisë. Vetëm pak kohë pas transmetimit, Luana Vjollca ka ripostuar një Instagram Story, ku shfaqet duke qeshur, e shoqëruar me tekstin: “Nuk mjaftonte Limi me Albën, tani dhe këto të dyja”, ndërsa ajo reagoi me humor dhe emoji ironike.IMG 9034Edhe pse Luana nuk ka dhënë një reagim të drejtpërdrejtë apo sqarues, postimi është interpretuar gjerësisht si një përgjigje plot ironi ndaj përmendjes së saj në debatet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Latest Posts

Mos e humb lajmin