GazetaMax
LAJME

Transportuesit privat vazhdojnë me bllokadat, ftojnë qytetarët t’i vizitojnë autobusët e tyre

Shkup, 12 dhjetor – Transportuesit privat të autobusëve sot pasdite për MIA-n informuan se autobusët e tyre tani për tani mbeten të parkuar në bulevardin “Ilinden” para Qytetit të Shkupit.

“Secili që dëshiron ta sjellë fëmijën e vet apo nipin, t’i shohin autobusët brenda, të ulen në karrigen e vozitësit, ta mbajnë timonin me dorë, të ndjehen si vozitës autobusi… urdhëroni, jeni të mirëseardhur, ndërkaq e tërë kjo do të mbikëqyret nga personi i angazhuar për mbikëqyrje në praninë Tuaj”, thonë për MIA-n nga shoqata e transportuesve privatë “Slloboda prevoz”.

Transportuesit privat porosisin se ndodhen në lokacionin e cekur 24 orë, ndërkaq koha më ideale për vizitë është prej orës 9:00 deri në orën 17:00. 

Related posts

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

e-max

Stojanoski: Më e pakta që mund të bëjë ekipi ekonomik i qeverisë është dorëheqja

e-max

Moti sot në Maqedoni

e-max