GazetaMax
LAJME

Trençevska: Punonjësit e kënaqur krijojnë historinë e suksesit të kompanive më të mira

Shkup, 6 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska, sot kanë vizituar kompaninë “Vivaks”. Qëllimi i vizitës, siç theksohet nga MPPS, është të shihet pasqyra reale në terren sa i përket kënaqësisë së punëtorëve.

“Kompania “Vivaks” është e hapur që nga viti 1994 dhe paraqet një histori suksesi për prodhimin e produkteve maqedonase cilësore. Kjo është një nga kompanitë që ende nuk ka shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesën e pagave. Sipas pronarëve të kompanisë, punëtorët janë në radhë të parë dhe në atë drejtim është edhe respektimi i vendimit ligjor të së dielës në ditë pushimi javor”, thonë nga MPPS.

Gjatë vizitës, të pranishmëve iu shpjegua procesi i punës dhe u theksua se në këtë kompani vërehet edhe barazia gjinore. Shumica e pozitave udhëheqëse mbahen nga femra.

Pas inspektimit të pjesës ku zhvillohen proceset e punës në kompani, është mbajtur takim joformal me themeluesin e kompanisë Dimitar Josifovski dhe menaxhmentin aktual Tanja Atanasova dhe Risto Josifovski.

Related posts

Seanca të Komisionit për Mbrojtje dhe Këshillit Buxhetor të Kuvendit

e-max

Drejtori Halili takon përfaqësues të Delegacionit të BE-së: Fillon zbatimi i IPA projektit “Green Business Facility”

e-max

Lambrecht: Pa paqe në Ballkan nuk ka qendrueshmëri në Europë

e-max
LAJME

Trençevska: Punonjësit e kënaqur krijojnë historinë e suksesit të kompanive më të mira

Shkup, 6 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska, sot kanë vizituar kompaninë “Vivaks”. Qëllimi i vizitës, siç theksohet nga MPPS, është të shihet pasqyra reale në terren sa i përket kënaqësisë së punëtorëve.

“Kompania “Vivaks” është e hapur që nga viti 1994 dhe paraqet një histori suksesi për prodhimin e produkteve maqedonase cilësore. Kjo është një nga kompanitë që ende nuk ka shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesën e pagave. Sipas pronarëve të kompanisë, punëtorët janë në radhë të parë dhe në atë drejtim është edhe respektimi i vendimit ligjor të së dielës në ditë pushimi javor”, thonë nga MPPS.

Gjatë vizitës, të pranishmëve iu shpjegua procesi i punës dhe u theksua se në këtë kompani vërehet edhe barazia gjinore. Shumica e pozitave udhëheqëse mbahen nga femra.

Pas inspektimit të pjesës ku zhvillohen proceset e punës në kompani, është mbajtur takim joformal me themeluesin e kompanisë Dimitar Josifovski dhe menaxhmentin aktual Tanja Atanasova dhe Risto Josifovski.

Related posts

Chollet nesër në Shkup, do të pritet nga Kovaçevski

e-max

Ratkoceri: Bujar Osmani në çdo takim, formal e joformal, e ka çështjen e Kosovës

e-max

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

e-max