Trump largohet nga Kina pas takimit trepalësh! E paqartë nëse u arrit diçka

Presidenti amerikan, Donald Trump, është larguar nga Kina pas bisedimeve rreth 90-minutëshe me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez, Xi Jinping në qytetin Shenzhen.

Gjatë takimit, presidenti Xi ka thënë se bisedimet kishin “rëndësi të jashtëzakonshme” , ndërkaq Trumpi ka deklaruar se ato po “bënin vërtet histori”.

Ndërkohë, Putini është shprehur se Rusia, Kina dhe SHBA-të ndajnë një “përgjegjësi të përbashkët” për “ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Ky takim do të kishte qenë i paimagjinueshëm jo shumë kohë më parë, shkruan BBC.

Më parë, Trumpi ka zhvilluar takime të ndara, dypalëshe me Putinin dhe Xi-në. Ai e ka quajtur udhëheqësin rus “mikun e tij”.

Pas takimit me Xi-në, Trumpi ka thënë se SHBA-ja dhe Kina duan të shohin një fund të luftës në Ukrainë.

Burimi:TV21