GazetaMax
LAJME

U shënua Dita ndërkombëtare e paqes: Paqja është çelësi për lirinë

Shkup, 21 shtator – Paqja është ajo që na afron dhe e cila është çelës për lirinë. Të duhemi., të dashurojmë është e vetmja gjë që mund ta bëjmë në paqe, porositi sot profesoresha Biljana Stefanovska nga Shkolla e mesme e mjekësisë “Dr. Pançe Karaxhozov”.

Ajo informoi se tashmë një javë në Shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karaxhazov” po mbahen aktivitete me rastin e Ditës ndërkombëtare të paqes.

“U tubuam nga të gjitha nacionalitetet, dërguam porosi të paqes, u shoqëruam, luajtëm, kënduam dhe fotografuam. Në paqe jemi të lumtur, shoqërohemi dhe luajmë”, theksoi profesoresha.

Ajo në marshin e sotëm paqësor potencoi se paqja me të vërtetë është një moment i rëndësishëm në jetën tonë.

Rreth vetëdijes për bashkëjetesë tek të rinjtë, Stefanovska tha se në Shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karaxhozov” definitivisht të rinjtë nga shumë nacionalitete jetojnë në bashkësi dhe harmoni dhe se kështu mund të tregojnë se janë më të fuqishëm.

2Mendoj se tashmë fillon të ndjehet ai moment se nuk kemi dallime, përkatësisht se dallimet na bashkojnë dhe ato janë çelësi për bashkësinë tinë dhe kështu gjeneratat e reja fillojnë ta tregojnë atë shumë më mirë përmes shoqërisë, përmes aktiviteteve pa dallim të besimit dhe gjuhës. Dhe sinqerisht t’ju them se vetëm çka duhet. Vetëm duhet t’u tregojmë dhe t’i kahëzojmë dhe me të vërtetë janë shumë të fuqishëm. Prandaj unë me të vërtetë dëshiroj të shoqërohem me ta dhe në çdo rast shoqërimi i tyre thjeshtë e bën njeriun të jetë i pasur”, konkludoi profesoresha.

Related posts

A do të tërhiqet Sali Berisha sikur Lulzim Basha

e-max

Kuvendi hapi dy seanca, debati për disa ligje përfundoi pa diskutim, por do të ketë votime shtesë

e-max

Nju Jorku goditet nga një tërmet

e-max