GazetaMax
LAJME

Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e festës hebreje Jom Kipur

Shkup, 5 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të festës së hebrenjve Jom Kipur, i dërgoi mesazh kryetarit të komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Pepo Levi dhe të gjithëve pjesëtarëve të komunitetit hebre në vend.

“Jom Kipur është festa më e shenjtë hebraike. Në këtë ditë, besimtarët ecin në rrugën e pyetjeve të brendshme, pendimit, faljes dhe pajtimit me Zotin dhe njerëzit. Ju uroj juve personalisht dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë së Veriut që ta kaloni festën në shëndet të mirë, lumturi dhe dashuri. Lutjet drejtuar Zotit dhe agjërimi si shtylla të Jom Kipurit, ju sjellin paqe shpirtërore dhe frymëzojnë vepra të mira”, thuhet në urimin e Pendarovskit.

Related posts

Aliu: Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përballet me mungesë të punonjësve

e-max

Anulohet seanca e 74, shkak mungesa e deputetëve

e-max

Bekteshi: Etiketat në çdo produkt doemos në dygjuhësi, nëse jo, denime drakonike

e-max