Vashat mitrovicase e fitojnë Kupën e Kosovës

Date:

KFF Mitrovica e ka fituar trofeun e parë të këtij edicioni.

Vashat mitrovicase triumfuan në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 2:1, duke e mposhtur Hajvalinë.

Ndeshja finale u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mitrovica kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Edona Kryeziu shënoi nga penalltia.

Hajvalia barazoi rezultatin me Qëndresa Krasniqin, që realizoi në të 37-tën.

E për fitoren e Mitrovicës realizoi Donjeta Halilaj në minutën e 79-të.Këto dy skuadra janë baras me pikë edhe në ligë dhe ndeshja direkte mes tyre do të jetë përcaktuese për titullin e kampionit.

 

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Ringjallja e VMRO-së dhe bashkimi i dy “kryeneqëve”!

Nga Destan JONUZI Ali Ahmeti ende mbanë primatin e të...

Artis Kastrati shqiptari mjaft i respektuar në Festivalin e Cannës mes yjeve

Zemra na bëhet mal kur shohim se si personazhë...

Një Kolanë veprash më shumë se shkencë

Tetë vëllimet e profesor Ismail Ahmedit tashmë kanë zënë vend në...

Ju prezantojmë Celi Uka, një yll në ngjitje i muzikës

Ai jeton dhe vepron në Zvicër, por mësojmë se...