“Si mund të ketë frikë nga zgjedhjet e parakohëshme VLEN, një forcë politike që fitoi bindshëm në 10 komuna shqiptare, mori legjitimitetin e plotë të votës shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe po realizon projekte anembanë vendit? Mandati ynë vazhdon deri në vitin 2028 dhe nuk shohim asnjë arsye për frikë”, ka deklaruar në një intervistë televizive zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
Azizi gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se VLEN është e përqendruar në realizimin e programit qeverisës dhe në përmbushjen e zotimeve ndaj qytetarëve shqiptarë. Sipas saj, derisa opozita vazhdon të paralajmëroj zgjedhje të parakohëshme, qeverisja aktuale po dëshmon me punë konkrete se projektet e premtuara po marrin jetë në terren.
Zëdhënësja Venera Azizi ironizoi me paralajmërimet e vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar se qytetarëve u është premtuar disa herë se zgjedhjet do të mbahen brenda pak muajsh, por këto parashikime nuk janë realizuar.
“Ne si VLEN jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe herë këtë të enjte e herë të enjten tjetër, projektet tona po realizohen dhe po vazhdojnë”, është shprehur Azizi, duke nënvizuar se fokusi i koalicionit mbetet puna dhe jo kalkulimet për zgjedhje.
