GazetaMax
LAJME

VMRO Popullore: Nuk do të ketë shoqata me emra nacionalistë, por do mund të ndërtohet monumente?!

Shkup, 18 Tetor – VMRO Popullore e ish-kryeministrit Ljubço Georgievski njoftoi se “po e përcjell me vëmendje diskutimin mes pushtetit dhe opozitës në kuadër të ndryshimit të Ligjit për shoqata dhe fondacione, i cili do të ndalojë vendosjen e emrave të fashistëve të dëshmuar bashkëpunëtorë në emër të shoqatave”.

Nga atje thonë se duan t’u kujtojnë të dyja palëve se fashizmi dhe komunizmi si dy shoqëri totalitare janë vendosur në të njëjtin pozicion nga Bashkimi Evropian drejt të cilit ne përpiqemi të shkojmë.

“Duam të rikujtojmë Rezolutën 1481 të Këshillit të Evropës të vitit 2006 dhe akoma më shumë rezolutën e Parlamentit Evropian të vitit 2009, ku me të dyja aktet duket qartë se në sytë e Bashkimit Evropian të dy sistemet janë të njëjta. Prandaj ne besojmë se çdo ndryshim i këtij ligji duhet të jetë në përputhje me frymën e Bashkimit Evropian”, tha VP.

Në të njëjtën kohë, prej andej ata vënë në dukje një paradoks tjetër, sipas tyre, pse të dyja palët heshtin për monumentet tashmë të ndërtuara të bashkëpunëtorëve tashmë të dëshmuar të fashistëve. “Do të kemi një situatë paradoksale ku nuk do të kemi shoqata me personalitete profashiste, por do të mund të ndërtohet një monument për ta. Pra mendojmë se në të njëjtën kohë duhet të bëhet edhe rrënimi i monumenteve tashmë të ndërtuara”, thonë nga partia e Georgievskit.

Related posts

Për tre vite, më shumë ndërtesa janë ndërtuar në në Aerodrom dhe Karposh

e-max

Stokomak kërkon falje dhe heqë nga shitja narezakun me mish derri (foto)

e-max

“Shpicen komandanti” i madh Mickoski të përgjigjet: A ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë?

e-max
LAJME

VMRO Popullore: Nuk do të ketë shoqata me emra nacionalistë, por do mund të ndërtohet monumente?!

Shkup, 18 Tetor – VMRO Popullore e ish-kryeministrit Ljubço Georgievski njoftoi se “po e përcjell me vëmendje diskutimin mes pushtetit dhe opozitës në kuadër të ndryshimit të Ligjit për shoqata dhe fondacione, i cili do të ndalojë vendosjen e emrave të fashistëve të dëshmuar bashkëpunëtorë në emër të shoqatave”.

Nga atje thonë se duan t’u kujtojnë të dyja palëve se fashizmi dhe komunizmi si dy shoqëri totalitare janë vendosur në të njëjtin pozicion nga Bashkimi Evropian drejt të cilit ne përpiqemi të shkojmë.

“Duam të rikujtojmë Rezolutën 1481 të Këshillit të Evropës të vitit 2006 dhe akoma më shumë rezolutën e Parlamentit Evropian të vitit 2009, ku me të dyja aktet duket qartë se në sytë e Bashkimit Evropian të dy sistemet janë të njëjta. Prandaj ne besojmë se çdo ndryshim i këtij ligji duhet të jetë në përputhje me frymën e Bashkimit Evropian”, tha VP.

Në të njëjtën kohë, prej andej ata vënë në dukje një paradoks tjetër, sipas tyre, pse të dyja palët heshtin për monumentet tashmë të ndërtuara të bashkëpunëtorëve tashmë të dëshmuar të fashistëve. “Do të kemi një situatë paradoksale ku nuk do të kemi shoqata me personalitete profashiste, por do të mund të ndërtohet një monument për ta. Pra mendojmë se në të njëjtën kohë duhet të bëhet edhe rrënimi i monumenteve tashmë të ndërtuara”, thonë nga partia e Georgievskit.

Related posts

Klub i ri për fqinjësinë bullgare-maqedonase dhe deklaratë për krijimin e tij

e-max

Shpërthejnë zjarre të reja në Kumanovë dhe Shtip

e-max

Kasami i përgjigjet Ali Ahmetit

e-max