Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Xhejk Poll konfirmon se do të kthehet në ring këtë vit

YouTuberi dhe boksieri Xhejk Poll planifikon të rikthehet në ring në vitin 2026 dhe të garojë përsëri në divizionin e peshave ‘cruiserweight’ pas një humbjeje të vështirë ndaj Entoni Xhoshua-s. Ky informacion u konfirmua nga Nakisa Bidarian, bashkëthemelues i kompanisë së tij të promocionit “Most Valuable Promotions” (MVP).

Bidarian foli për të ardhmen e Paul gjatë njoftimit të ngjarjes së parë të organizuar nga “MVP” në Britaninë e Madhe, ku ndeshjet kryesore të mbrëmjes do të jenë Karoline Dubua kundër Teri Harper dhe Elie Skotnej kundër Majella Flores.

Ai theksoi se Poll mbetet një figurë kyçe për rritjen e kompanisë pavarësisht humbjes ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda. Kujtojmë që Paul u mund nga Xhoshua pasi boksieri britanik i peshave të rënda pranoi ndeshjen me një njoftim të shkurtër. Ishte humbja e parë e Pollit në divizionin e peshave të rënda.

Pas ndeshjes, u përcaktua se Xhoshua ia kishte thyer nofullën në dy vende Pollit, i cili nuk ndalet dhe sërish do të hyj në ring.

Latest Posts

Mos e humb lajmin