Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme partiake, mbrëmë në Llukë të Epërme është mbajtur tubimi i radhës me pjesëmarrje të gjerë të anëtarëve dhe simpatizantëve.
Gjatë takimit, në një atmosferë pozitive, është zgjedhur kryetari i ri i nëndegës, Azem Tahirukaj, si dhe janë përzgjedhur anëtarët e kryesisë dhe delegatët nga ky fshat.
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka uruar Tahirukajn dhe ekipin e ri për detyrën e marrë, duke shprehur bindjen se do të punojnë me përkushtim për forcimin e strukturave partiake dhe përfaqësimin sa më të denjë të Llukës së Epërme.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë proces.
https://www.facebook.com/share/p/1GDLZnVSBb/
