GazetaMax
LAJME

Zhurnal mëson / Bilall Kasami nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve

Shkup, 7 Nëntor – Agjencia e Lajmeve Zhurnal, nga burime të sigurta mëson se Kreu i Lëvizje Besa, Bilall Kasami nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve, cili duhet të mbahet sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.mk.

Në takimin e ditës së sotme të thirrur nga ana e kryeministrit Dimitar Kovaçevski pritet që të marrin pjesë thuajse të gjithë kryetarët e partive parlamentare që nga ai i VMRO-së Mickoski, i BDI Ahmeti, i Alternativës Gashi, i Aleancës për shqiptarët Taravari, ndërsa kësaj thirrje i kishte thënë jo kreu i Levicës Apasiev.

Ndonëse kishte mbetur ende pa dhënë përgjigjen e tij ndaj ftesës së kryeministrit Kovaçevski, Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se në këtë takim të liderëve nuk do të merr pjesë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Sipas asaj që ka deklaruar deri më tani kryeministri Kovaçevski, në këtë takim pritet që të diskutohet mbi rrugën evropiane të vendit dhe ndryshimet kushtetuese që janë tashmë si vendimtare për të vazhduar më tej, shkruan Zhurna.mk

Related posts

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim homologen e tij zviceriane, Irene Kelin

e-max

Dështoi strategjia për reforma në drejtësi!

e-max

Dukuritë më negative: bixhozi dhe fajdexhinjtë legal janë bërë shpresë për qytetarët

e-max