GazetaMax
SPORT

Zvicra publikon listën për Katar 2022, ftohen tre shqiptarë – mbetet jashtë Andi Zeqiri

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës.
Turneu i madh fillon më 20 nëntor të këtij muaji dhe mbaron më 18 dhjetor, derisa Helvetikët shpresojnë në arritjen sa më të lartë.
Zvicra gjendet në grupin në grupin G me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë, derisa ndeshjen e parë e luan ndaj kamerunasëve më 24 nëntor.

Zvicra publikoi emrat e 26 lojtarëve të ftuar, derisa ajo që bije në sy është se Andi Zeqiri sërish ka mbetur jashtë saj, gjersa është përfshirë Ardon Jashari që luan te Luzerni, e padyshim nuk mungojnë as Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Lojtari me prejardhje nga Kosova ishte afër të kalonte në radhët e Dardanëve, por përfundimisht mbeti pjesë e përfaqësueses helvetike, ndërsa ëndrra e tij për Kampionatin Botëror të këtij viti ka përfunduar zyrtarisht.
Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Zvicra.

Related posts

Milan po e transferon yllin shqiptar që po bon namin në Seria A

e-max

Vazhdojnë gjobat për KB Pejën – 200 euro për sjelljet jo të mira të tifozëve

e-max

Lansohet projekti “Get sponsored për sportista

e-max