GazetaMax
SPORT

Zyrtare: Gallinari i bashkohet skuadrës së Boston Celtics

Danilo Gallinari do të nis një aventurë të re.
Ylli i NBA, Gallinari ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Boston Celtics.
Italiani përmes profilit të tij në rrjetin social Twitter ka njoftuar për lëvizjen e tij të radhës.
“Vendi për të cilin kam ëndërruar gjithmonë”, shkruan basketbollisti.
Gallinari u draftua në NBA në vitin 2008, në raundin e parë si zgjedhje e gjashtë.
Në vitin 2021 lojtari luajti me skuadrën e Atlanta Hawks, kurse tani i bashkohet finalistëve të sezonit të kaluar, Celtics.

Related posts

Klubi i Christian Atsu thotë se nuk mund ta gjejnë në spitalin ku ai ishte dërguar, mes frikës se futbollisti nuk ishte në mesin e atyre që u gjetën nën rrënoja

e-max

Rahoveci debuton në garat evropiane, takohet me Karvina

e-max

E konfirmon ish-menaxheri i lojtarit, Atletico mbyll transferimin e parë

e-max