GazetaMax
SPORT

Zyrtare: Roma transferon mbrojtësin turk, Celik

Roma ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Lille, Zeki Celik.
Celik i është bashkuar skuadrës së Romës duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare që skadon në vitin 2026.
25 vjeçari është shprehur i lumtur për mundësinë që i është dhënë dhe ka thënë se është i motivuar për sfidat.
“Është nder për mua të luaj në një klub kaq të madh; kam ambicie të mëdha dhe dua të ndihmoj këtë skuadër drejt sukseseve”, ka thënë Celik.
“Ndihem i gatshëm dhe i fokusuar – unë kurrë nuk do të dorëzohem dhe gjithmonë do më shihni duke luftuar për gjithçka në fushë”, shtoi 25 vjeçari.
Celik fitoi Ligue 1 në vitin 2021 me Lille dhe ka 32 paraqitje me kombëtaren e Turqisë. 

Related posts

Pas pak luan Bad News Eagles, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen

e-max

Shpallet “Ylli i javës” nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës

e-max

Plettenberg konfirmon interesimin e Bayern për Marcus Thuram

e-max