GazetaMax
Ballina

10 gjëra që s’të interesojnë më pasi ke kaluar 30 vjet

Kur je adoleshente deri në të njëzetat, çdo gjë e përjeton më shumë se në çdo moshë.
Por, ndërsa vazhdon të rritesh, nuk je më aq e interesuar për të gjitha gjërat dhe për të qenë në krye të listës.
Ja cilat janë 10 gjërat që nuk të interesojnë më pasi ke kaluar 30 vite jetë.
1. Të jesh e dobët. Kush po e vret më aq shumë mendjen për disa kilogramë më shumë? Jo ti! Të hash një ëmbëlsirë më shumë duke larguar stresin e ditës është një gjë që ia vlen gjithmonë.
2. Mendimet e të tjerëve për ty. Kjo ndjenjë ishte e dukshme në shkollë të mesme, vazhdoi edhe pak në universitet, por pastaj, sapo u vendosën prioritetet e jetës, kjo paranojë hormonale u zhduk dalëngadalë.
3. Festat e ditëlindjeve. Ai roli epik që të bënte protagoniste, kurimi deri në perfeksion për të shkëlqyer ti edhe i gjithë grupi, nuk është më prioritet. Ditëlindjet nuk janë më aq entuziaste.
4. Fiksimi për shpirtin binjak. Në të 20-at je e fiksuar për të gjetur shpirtin binjak, atë që të shkon dhe të ngjet në gjithçka. Çdo ditë pret takimin me princin ideal. Në të tridhjetat, je indiferent dhe duke kërkuar një djalë të mirë që kujdeset për ty.
5. Krahasimi i jetës sate me atë të të tjerëve. Mediat sociale ndihmojnë shumë për këtë, por pasi je rritur dhe ke kaluar një moshë të caktuar, nuk ndalesh të mendosh se si ajo ka një partner dhe ti jo, ose se si kolegët kanë blerë shtëpi dhe ti je akoma me qira. Ne të gjithë i arrijmë gjërat tona në kohë të ndryshme.
6. Depilim gjatë gjithë kohës. OK, në këtë pikë partneri e di se nuk e ke lëkurën natyrale si të delfinit, kështu që edhe në verë, mund të rrish disa jave pa depilim, edhe me xhinse të shkurtra. Edhe çfarë pastaj? Feminizëm!
7. Dalja çdo fundjavë. Je më shumë e kënaqur duke lexuar ose duke shkuar në tregun e fshatarëve. Net të qeta pranë një zjarri të ngrohtë dhe… Kaq! Është shumë më mirë një përqafim i i familjarëve.
8. Frika e vazhdueshme se mund të dështosh. Tashmë ke përjetuar shumë sfida, shumë “herë të para”, kështu që çdo prishje marrëveshjeje, zhgënjim dhe kundërshtim nga kolegët është më pak i frikshëm sesa ishte dekadën e kaluar. Arti i “lërë të ikë” është i mahnitshëm. Me gabimet vijnë përvojat dhe mençuria.
9. E fiksuar pas çdo trendi në gjithçka. Trendet e nxehta dhe versioni i fundit i gjithçkaje është harruar. Nuk të intereson më të dish ku është trendi për të pirë kafen e mëngjesit ose edhe të kesh iPhone-in e fundit. Nuk janë më pjesë e jotja.
10. Edhe trendet më të nxehta të reja të modës nuk kanë më rëndësi. Në fakt, e gjen veten duke mos kërkuar më në faqe mode apo stili për të gjetur tendencat më elegante, sepse as nuk do t’i kesh më.

Related posts

A e dini pse brokoli është aq i mirë për fëmijët?

Gazetamax.mk

Familje e kompletuar, Shpati publikon foton me të bukur me nënë, gruan dhe djalin

Gazetamax.mk

Ndaloni së punuari pas moshës 40 vjeç, udhëtoni…

Gazetamax.mk