GazetaMax
Ballina

150 gra preken nga kanceri i mitrës çdo vit

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë, me mbi 600,000 raste të reja në mbarë botën. Në vendin tonë, mesatarisht çdo vit sëmuren 150 gra dhe 20 gra humbin betejën me këtë sëmundje.

Vetëm me një qasje gjithëpërfshirëse për parandalimin, shqyrtimin dhe trajtimin mund t’i japë fund kancerit të qafës së mitrës si një problem i shëndetit publik në vetëm disa breza.

Siç sqaron për MIA përfaqësuesja speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e Zyrës së OBSH-së në Shkup, dr. Anne Johansen, shkaktar primar i kancerit të qafës së mitrës është virusi human papilloma (HPV). Bëhet fjalë, siç thotë ai, për një infeksion tepër ngjitës që transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual ose kontaktit lëkurë me lëkurë.

-HPV është një virus jashtëzakonisht i zakonshëm – 80 për qind e femrave dhe meshkujve seksualisht aktivë e marrin atë në një moment të jetës së tyre. Infeksioni i vazhdueshëm me një lloj HPV me rrezik të lartë mund të çojë në ndryshime anormale në qelizat e qafës së mitrës. Këto ndryshime quhen rritje (ose lezione) parakanceroze. Nëse nuk shërohen ose hiqen, ato mund të zhvillohen në kancer. Zakonisht duhen vite që këto rritje të zhvillohen në kancer të qafës së mitrës, thotë Dr. Johansen. 

Related posts

Është 20 vite më re se ai, “Huani” na prezanton me gruan e tij joshëse

Gazetamax.mk

Ide brilante, ku t’i fshihni sendet me vlerë në shtëpi

Gazetamax.mk

Kryeparlamentari Xhaferi: Çdo ndryshim i modelit zgjedhor duhet të jetë me konsensus

Gazetamax.mk