GazetaMax
LAJME

151 shoferë të sanksionuar brenda Shkupit

Shkup, 10 shkurt – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 151 sanksione, prej të cilave gjashtë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëmbëdhjetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara.

Poashtu janë shqiptuar tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, kumton MPB-ja.

Related posts

Dimovski largohet nga detyra Shef i Njësisë për intervenim

e-max

Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

e-max

Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kruqin e kuq

e-max