GazetaMax
Lajme

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Shkup, 18 Tetor – Kush thotë se nuk fitohet nga kultivimi i prodhimeve bujqësore. Këtë e ka dëshmuar një prodhues nga Strumica, i cili përmes serave ka arritur që të fitojë miliona euro. Bëhet fjalë për “Serat Hamzali” një ndërmarrje private bujqësore për kultivimin e prodhimeve bujqësore.

Pronari i saj Vase Mitev ka theksuar për portalin Faktor se për nëntë muajt e parë kjo kompani e specializuar në prodhimin e produkteve të kopshtarisë së hershme në serra ka realizuar një fitim prej 2 milionë eurosh. “Është një rezultat 29 për qind më i mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe është një lajm shumë i këndshëm në këto kushte të vështira dhe të pasigurta ekonomike”, ka thënë Mitev.

Sipas tij, për nëntë muajt e parë, kjo kompani ka prodhuar dhe ka shitur ushqime në vlerë prej 5.8 milionë euro, që është 9 për qind më shumë se një vit më parë. Nga kjo, në tregun vendas kanë përfunduar domatet, kastravecat, specat dhe produkte të tjera të hershme të kopshtit me vlerë 4.7 milionë euro ose 15 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kompania arkëtoi 1.1 milionë euro nga eksportet, ose 11 për qind më pak se vitin e kaluar. Nga ana e shpenzimeve vihet re një rritje prej 14 për qind. Ato arritën në 3.5 milionë euro. Vërtetë për t’u theksuar është kostoja apo harxhimet për punonjësit, që shkuan në 1.55 milionë euro. Por jo sepse ka edhe shumë punëtorë, por sepse kompania ka paguar dy herë më shumë për punonjësit e saj në nëntë muajt e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Related posts

Pjesëtarët e ARM do marrin pjesë në misionet e NATO në Irak dhe Letoni

Gazeta Max

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

Festim Halili për vizitë në Uashington për Lutjet e mëngjesit takon ftuesin e çmimit Nobel, David Beasley

Gazeta Max