GazetaMax
Lajme

33 nxënës shqiptar të Banjicës së Çashkës ende mësojnë në gjuhën maqedonase

Çashkë, 12 shkurt – Gati 40 nxënës shqiptar të Banjicës së Çashkës ende mësojnë në gjuhën maqedonase. Banorët thonë se premtime ka por realizime jo.

Abetarja u shpërnda dikur… u benë edhe foto në kohë kampanje politike….

E nga ajo kohë për fëmijët e Banjicës së Çashkës nuk u sigurua as mësues që do t’ua mësonte shkronjat në gjuhen shqipe e as shkollë nuk u ndërtua.

Afër 40 nxënës shqiptar, vetëm nga fshati Banjicë i Komunës së Cashkës, për të ndjekur mësimin në shkollën fillore “Todor Janev” çdo ditë duhet të udhëtojnë mbi 7 kilometra. Edhe pse transporti është i organizuar këto nxënës shqiptar nga klasa e parë deri në të nëntën mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase.

Banoret e këtij fshati thonë se shumë here është premtuar së do të ndërtohet shkolla dhe fëmijët do ndjekin mësimin në gjuhen shqipe por deri tani asgjë nga premtimet.

”Kryesorja tani për tani është shkolla, që ka afër 40 nxënës që shkojnë në Komunë të Cashkës”

Dhe në çfarë gjuhë vijojnë mësimin atje?

”Në gjuhë maqedonase , dhe nëse vjen shkolla këtu do të mësojnë shqip, ajo është mungesa më e madhe tani për tani. Premtime ka por kur do të behet nuk e dimë” – tha Xhafer Xhaferi, banor i Banjicës.

”Po mungon shkolla, dokumentet janë gati por kur do të filloje nuk e dimë, 33 nxënës janë nga fshati Banjicë, nuk ka nga pala maqedonase asnjë, prej në fillim ia nisë në klasë të parë mëson maqedonisht, gjuhen e vet do e harroje”

– U premtuan se do të realizohet kjo?

”Na premtoi kryetari i Komunës se do të bëhet, këtu vetëm shkolla mungon dhe rruga” – tha Samet Beqiri, banor i Banjicës

Ndryshe, vetëm në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës së Cashkes, sipas informatave zyrtare nga gjithsejtë 290 nxënës, 25% janë shqiptar që ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase. 

Related posts

Gjendja dhe dëshirat e partive politike/ Dikush don Evropë, dikush pushtet !

Gazetamax.mk

Filloi dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Gazetamax.mk

LSDM: Referendumi i Mickoskit është kundër gjuhës dhe në dëm të identitetit

Gazetamax.mk