GazetaMax
Lajme

33 vjeçari pa shkollë të mjekësisë punonte si mjek, ndërhyn Policia në Strugë

Shkup, 24 tetor – Policia kontrollon të gjithë dokumentacionin dhe vulat e përdorura nga mjeku në Vevçan, i cili ka punuar pa diplomë.

Ndonëse për momentin nuk dihen detaje, sipas burimeve policore, priten udhëzime të mëtejshme nga Prokuroria Publike, e cila tashmë është e njoftuar me të gjithë rastin.

“Për ngjarjen është njoftuar PTHP Strugë. Po kryhen kontrolle dhe po sigurohet dokumentacioni për verifikimin e pretendimeve”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Vevçan, Jovan Stojkoski, tha për “Alsat” se mjeku nuk punon më në objekt. Ai nuk ka dashur të komentojë asgjë deri në përfundimin e hetimeve.

“Mjeku fillimisht është pezulluar përkohësisht nga puna. Me kërkesën e tij ka kërkuar edhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, tha Jovan Stojkoski-drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Vevçan.

Mjeku i padiplomuar ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shtip. Për momentin është e paqartë se si e ka gjetur vendin e punës, sepse për këtë kërkohet certifikata e diplomimit, provimi shtetëror dhe licenca e punës e lëshuar nga Oda e Mjekëve.

Ish-inspektori i arsimit, Gjorgi Ilievski, thotë se kjo tregon dobësinë e institucioneve.

“Kjo nuk është vetëm tronditëse, ajo që po ndodh me të është goditje e madhe për vendin tonë, Maqedoninë…”, tha Gjorgi Ilievski, ish-inspektor shtetëror i arsimit.

Ndryshe, Shtëpia e Shëndetit në Vevçan mbulon territor të madh të rajonit të Strugës.

Related posts

Thaçi optimist se do të zgjidhen pengesat në vend

Gazeta Max

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës, Kisella Vodës, Studeniçanit dhe Sopishtes

Gazeta Max

Do të nënshkruhet marrëveshje për interkoneksionin e gazit

Gazeta Max