GazetaMax
LIFESTYLE

5 sëmundjet e rrezikshme që janë rikthyer vitet e fundit

Sëmundjet vdekjeprurëse janë duke u rikthyer në të gjitha vendet e botës, e kjo kryesisht për shkak se fëmijët nuk i marrin vaksinat dhe për shkak të ngrohjes globale.

5.Fruthi

Fruthi është duke u shpërndarë në çdo vend të botës. Vetëm në vitin 2018 kanë vdekur më shumë se 140,000 njerëz nga kjo sëmundje që mund të parandalohet nga vaksina. Vlerësimet e hershme për vitin 2019 sugjerojnë se shkalla e vdekjes është rritur dukshëm qysh prej atëherë.

Fruthi ndoshta është virusi që më së lehti transmetohet dhe vetëm vitin e kaluar kanë qenë të prekur 10 milionë njerëz.

Shumica e rasteve fatale janë te fëmijët nën moshën 5 vjeçare që nuk janë të vaksinuar.

4.Murtaja

Murtaja po ashtu është rikthyer në formën më të frikshme.

Pavarësisht se a është bubonike, septikemike apo pneumonike, murtaja rrjedh nga një bakter i quajtur Yersinia pestis, i cili i ka vrarë rreth 25 milionë evropianë në vitet e 1300’ta dhe ende është endemike në perëndim të SHBA-së.

Sot, edhe pse ekzistojnë antibiotikët, murtaja prapëseprapë i vret rreth 1 në 10 njerëz që preken nga kjo sëmundje (murtaja bubonike krahasohet si më forma më pak e rrezikshme nga të trijat).

Simptomat e murtajës përfshijnë ethe, dhe (në raste më ekstreme) vështirësi në frymëmarrje.

3.Infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikëve

Përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi i antibiotikëve shpeshherë e zmadhon problemin duke i inkurajuar patogjenët ta bëjnë veten më rezistentë ndaj trajtimeve.

Për shembull, tuberkulozi është në mesin e 10 sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë dhe çdo vit qindra mijëra raste të sëmundjes bakteriale janë duke u bërë rezistente ndaj trajtimeve.

2.Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme

Rastet e sifilizit, gonorresë dhe klamidisë kanë arritur majat së fundmi në SHBA, duke pasur edhe pasoja vdekjeprurëse.

Raportet tregojnë se vdekjet e të porsalindurve që ndërlidhen me sifiliz janë rritur për 22% nga viti 2017 në vitin 2018.

Rastet e gonorresë janë mbi 580,000 diagnostikime (shifra më e lartë qysh prej vitit 1991) dhe po ashtu edhe rastet e klamidisë kanë shifra rekorde.

1.Kolera

Kolera mund t’i vrasë pacientët brenda pak orëve nëse nuk trajtohet dhe shkencëtarët thonë se kjo sëmundje do të përhapet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Related posts

Antibiotikët tek dentisti, shumë të përshkruara dhe shpesh keq të përdorura

e-max

Pse disa njerëz i mësojnë më vështirë gjuhët e huaja?

e-max

‘Duhet ndalur’ – Profesori paralajmëron kundër marrjes së suplementeve minerale ‘të këqija’ për zemrën

e-max