GazetaMax
Ballina

7 Maji dita e Policisë, Bushi në Strugë: Demonstrojmë se jemi në shërbim të qytetarëve

Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës dhe kolegët e MPB-së, filluam aktivitetet me rastin e 7 majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, nën moton “Ministria e Punëve të Brendshme për qytetarët”, në përputhje me konceptin i krijuar tashmë “Policia në shërbim të qytetarëve”.

Qëllimi është që qytetarët tanë të njihen me punën e shërbimeve policore, detyrat e tyre, uniformat, pajisjet, me gjithçka që nënkupton suksesin e planit tonë për pajisje të vazhdueshme materialo-teknike dhe përmirësimin e kapaciteteve policore.

Në të pesë lokacionet në të gjithë vendin, qytetarët patën mundësinë të njihen me standardet e larta të pajisjeve që disponon Ministria, duke përfshirë disa nga mjetet speciale dhe helikopterët e policisë.

Pjesëtarët e Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë shfrytëzuan rastin për të demonstruar para qytetarëve artet luftarake dhe teknikat e vetëmbrojtjes, ndërsa pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tiger”, më saktësisht nga ekipi i specializuar i alpinizmit, demonstruan aftësi alpiniste për audiencë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=679930679831321&set=pcb.679931293164593

Related posts

‘Zemra jem’ vjen nga Mondi dhe Roni

Gazetamax.mk

Grubi bën publike ngjarjet që do të organizohen për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit

Gazetamax.mk

Përvjetori i 73-të i themelimit të NATO-s, Grubi: Punojmë bashkë për të ardhme të sigurt dhe progresive

Gazetamax.mk