GazetaMax
Lajme

78 milion dollarë nga SHBA për modernizimin dhe zhvillimin e Armatës së Maqedonisë

Shkup, 30 shtator – Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut po merr 78 milionë dollarë mbështetje amerikane në zhvillimin e kapaciteteve të saj, modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

Mbështetja amerikane, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, synon arritjen e objektivave të aftësisë së NATO-s dhe rritjen e ndërveprimit me forcat e armatosura të SHBA-së dhe me aleatët në Aleancë.

Anëtarësimi në NATO, siç citohet, është një tjetër katalizator për bashkëpunim edhe më të fortë midis aleatëve si Maqedonia e Veriut dhe SHBA, duke forcuar kështu mbrojtjen kolektive të Aleancës.

“SHBA është partneri ynë strategjik afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve të armatës. Këto 78 milionë dollarë janë mbështetje e konsiderueshme në zhvillimin e kapaciteteve, duke pasur parasysh se në 30 vitet e fundit, përmes programit të ndihmës ushtarake ndërkombëtare, SHBA kanë dhuruar pajisje ushtarake në vlerë prej 160 milionë dollarë”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se portofoli i bashkëpunimit me SHBA-në është vërtet i pasur dhe gjithëpërfshirës. Ai përfshin trajnime përmes programit MIL-2-MIL, aktivitete stërvitore, trajnime jokinetike gjegjësisht asistencë për ABHO, kibernetikë, bashkëpunim civilo-ushtarak, zhvillimin e kapaciteteve mjekësore, edukimin për nëpunësit administrativ, ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, procesi i përbashkët i pajisjes dhe modernizimit përmes dhjetë ekipeve të integruara të projektit, ekipeve dhe këshilltarëve me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut me qëllim të ndihmës në zhvillimin e mbrojtjes etj.

Related posts

Lëvizja antibixhoz edhe më tej kërkon largimin e lojërave të fatit nga kopshtet, universitetet dhe objektet fetare

Gazeta Max

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

Gazeta Max

“Rezistenca studentore” paralajmëroi protestë të re, kërkon përmbushjen e të gjitha kërkesave

Gazeta Max