GazetaMax
Lifestyle

8 këshilla të vlefshme për nënat e reja

Nëse sapo jeni bekuar me një fëmijë dhe jeni mama pa eksperiencë, me shumë mundësi ndiheni tmerrësisht e lodhur nga e gjithë kjo dhe kërkoni një zgjidhje.
Më poshtë do t’ju listojmë disa këshilla bazë që do t’ju ndihmojnë të mësoheni me situatën.
Qetësohuni: Merreni lehtë. Mendoni që bebja sapo ka ardhur në jetë dhe një mama e mbushur nga paniku dhe lodhja do të ishte një sfidë për të e jo qetësi.Çliroje veten nga disa prej përgjegjësive në lidhje me shtëpinë. Përpiqu që të paktën këtë periudhë të jesh vetëm “Mami”. Asgjë nuk do të ndodhë nëse një ditë nuk i hekuros të gjitha këmishat apo nuk i merr pluhurat.Fli!Fli!Fli! Në mundësinë e parë që të jepet, qoftë edhe disa minuta, fli! Sapo bebeja të këtë mbyllur sytë për të fjetur, flini dhe ju menjëherë bashkë me të. Mos humbni minuta duke thënë me vete “Tani s’do mundem të fle më kurrë si dikur”, por flini! Do ta vini re se do t’ju shtohet si energjia ashtu edhe qumështi. Gjithashtu do ta ndjeni veten shumë më mirë e të mbushur me pozitivitet.Pranoni çdo lloj ndihme: Lërjani beben për disa minuta mamasë, motrës, shoqes apo bashkëshortit dhe bëni një dush të ngrohtë, qetësohuni, masazhoni fytyrën tuaj me krem, apo krihini flokët me një model tjetër, dilni para pasqyrës dhe shikojeni veten të rigjeneruar.  Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni mirë, por do t’ju rrisë vetëbesimin.Bebeja në fakt nuk po qan!: Bebeja qan sepse nuk di forme tjetër të shprehuri, por në fakt ai ose ajo thjeshtë po ju kërkon diçka. Sidomos bebet e sapolindura, zakonisht kanë nevojë për përqafimin tuaj. Mos i dëgjoni të tjerët nëse ju thonë :” Mos e mëso ta mbash në krahë!”. Bebet ndonjëherë kanë nevojë jo vetëm për përqafimin por edhe për aromën tuaj. Kështu që, sa më shumë përqafime për të voglin tuaj, i cili ka nevojë për dashuri dhe përkujdesje.Mos kini shumë pritshmëri as nga vetja as nga foshnja juaj. Mësohuni me situatën. Ju jeni nënë e re dhe është normale që shumë gjëra të mos i dini. Kështu që, mos e fajësoni veten për çdo gjë dhe mos u demoralizoni. Foshnja gjithashtu sapo ka ardhur në një botë krejtësisht të re, jepini kohë të mësohet, kini durim dhe mos harroni se ai ka shumë nevojë për ju.Mos i kushtoni shumë rëndësi kritikave që ju vijnë nga të tjerët dhe krahasimeve që u bëjnë bebit tuaj me fëmijët e tyre. Çdo fëmijë është i ndryshëm nga të tjerët. Mund t’ju thonë se fëmijët e tyre flinin 8-orë pa ndërprerje, pinin qumështin pa naze, nuk sëmureshin kurrë, e të tjera si këto. Natyrisht do t’ju duket sikur bebja juaj është shumë grindavec e tekanjos, por jo. Askush nuk flet për mungesën e oreksit, të qarat pa fund e netët pa gjumë, kështu që sapo të dëgjosh fjalë të tilla, thjeshtë mos i kushto rëndësi. Më e mira do të ishte, që për disa kohë ti shmangësh bisedat me këto persona.E fundit por jo nga rëndësia “Falendero!“. Falëndero Zotin që të privilegjoi me mëmësinë dhe një dhuratë aq të bukur sa fëmija. Mos harro, se shumë të tjerë luten çdo ditë për një dhuratë si kjo.

Related posts

40% e nënave të reja ndjejnë depresion në tre muajt e parë pas lindjes

Gazetamax.mk

Kjo pjesë e trupit është e para që zbulon moshën tuaj të vërtetë

Gazetamax.mk

Erdhi kënga e re nga David Dreshaj, gjysëm milioni për një ditë

Gazetamax.mk