GazetaMax
LAJME

81 raste të reja me Covid

Shkup, 27 shtator – Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, në 24 orët e fundit janë bërë 787 testime, ndërsa janë regjistruar 81 raste me KOVID-19, nga të cilët 25 janë riinfeksione. Janë shëruar 77 pacientë, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur. Për momentin aktiv janë gjithsej 378 raste me KOVID-19.

Nga pacientët e rinj, 56 janë nga Shkupi, pesë nga Prilepi, tre nga Manastiri, Kratova dhe Kumanova, nga dy nga Kavadari, Ohri, Tetova dhe Shtipi dhe nga një pacient i ri nga Berova, Gjevgjelia dhe Kërçova.

Pacientët e shëruar janë nga: Shkupi 54, Manastiri 9, Prilepi 6, Kumanova 3, Tetova dhe Kavadari nga 2, Velesi 1.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2,167,428 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 342.696, numri i pacientëve të shëruar është 332.787, ndërsa numri i të vdekurve është 9.531./Zhurnal.mk

Related posts

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

e-max

Moti sot me vranësira dhe i ftohtë

e-max

Të rinjtë e partive politike nënshkruan një Deklaratë përkushtimi për të luftuar korrupsionin

e-max