GazetaMax
Ballina

9 arsye pse duhet të përdorni serumin e vitaminës C për lëkurën

Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë në treg për trajtimin e lëkurës tuaj dhe çelësi për të ruajtur freskinë e saj edhe me kalimin e moshës.
Krahas konsumit të ushqimeve me këtë vitaminë, përdorimi i serumeve dhe produkteve të tjera direkt në lëkurë duket se është mënyra më e mirë për të korrur përfitimet e dëshiruara.
Është e sigurt për shumicën e llojeve të lëkurësShumica e njerëzve mund të përdorin vitaminë C për një periudhë të gjatë kohore pa përjetuar ndonjë reagim negativ. Ajo është gjithashtu e sigurt për t’u përdorur edhe me produkte të tjera të kujdesit ndaj lëkurës.
Është hidratueseSipas studimeve, serumi me vitaminë C depërton më së miri në lëkurë, duke e lejuar lëkurën tuaj të ruajë më mirë lagështinë.
I fal lëkurës shkëlqimAjo mund të ndihmojë në zbehjen e pigmentimit të lëkurës dhe të lëmojë sipërfaqen e saj e t’o japë shkëlqimin e dëshiruar.
Ndihmon në reduktimin e skuqjes së lëkurësSerumi i kësaj vitamine mund të veprojë si një agjent anti-inflamator përmes kapacitetit të saj antioksidues. Kjo do të thotë se ajo qetëson lëkurën dhe mund të zvogëlojë ënjtjen.
Ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimitMeqë ajo pengon prodhimin e melaninës, mund të zbeh hiperpigmentimin.
Hiperpigmentim quhen njollat ​​e shkaktuara nga dielli, njollat ​​e moshës dhe njollat e shkaktuar nga prodhimi i melaninës në zona të caktuara të lëkurës.
Redukton mundësinë e shfaqjes së rrathëve poshtë syveSerumet me vitaminë C mund të ndihmojnë në zbutjen e linjave të imëta duke plotësuar dhe hidratuar zonën poshtë syve.
Edhe pse është më efektive në reduktimin e skuqjes, disa njerëz thonë se mund të ndihmojë në zbutjen e shenjave të rrathëve poshtë syve.
Disa mënyra të tjera për të ndihmuar në heqjen e qeseve nën sy përfshijnë përdorimin e një komprese të ftohtë dhe shtimin e retinolit në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.
Nxit prodhimin e kolagjenitVitamina C është e njohur për nxitjen e prodhimit të kolagjenit përmes procesit të sintezës së kolagjenit. Në fakt, sinteza e kolagjenit nuk mund të ndodhë pa vitaminën C. Ju gjithashtu mund të nxisni prodhimin e kolagjenit përmes dietës suaj.
Mund të ndihmojë në tonifikimin e lëkurësProdhimi i kolagjenit është i lidhur me elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Kur nivelet tuaja të kolagjenit fillojnë të bien, lëkura juaj gjithashtu mund të fillojë të ulet.
Aplikimi i një serumi me vitaminë C mund të nxisë prodhimin e kolagjenit duke e bërë lëkurën të duket më e fortë dhe më e tonifikuar.
Mbron lëkurën nga rrezet e diellit dhe e qetëson atëBesohet se antioksidantët tek vitamina C ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës tuja nga rrezet e dëmshme të diellit.
Gjithashtu falë saj mund të nxitet prodhimi i kolagjenit, që ndihmon në reduktimin e inflamacionit edhe në rast se lëkura është djegur nga rrezet e diellit. 

Related posts

Parashikimi i motit për ditën e parë të vjeshtës

Gazetamax.mk

ASH: Urgjentisht të hiqen të “ipmutuarit”

Gazetamax.mk

Fëmijët që kalojnë mbi dy orë në ditë para televizorit, kanë më shumë gjasa të krijojnë vartësi nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur të rriten

Gazetamax.mk