GazetaMax
Ballina

9 mësime për jetën

Ndonjëherë në jetë, vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gabime pa pushim, pa nxjerrë një mësim, derisa realiteti na “godet”. Herë të tjera, disa vendime janë aq të vështirë, saqë shpesh përfundojmë duke menduar se mund të kishim ndjekur rrugën tjetër. Dhe atëherë, gjithë sa na mbetet është pendesa, apo keqardhja. Disa probleme përsëriten, deri kur nxirrni mësimin. Jeta është e gjatë, dhe është gjithmonë më mirë që të mësosh nga gabimet. Ja disa mësime, që mund të lidhen me jetën tuaj:
Duhet të kesh besim
Njerëzit e suksesshëm nuk e fitojnë vetëbesimin pasi kanë arritur suksesin, por ata e arritën suksesin, për arsye se gjithmonë besonin tek vetja. Nëse ju vini në dyshim idetë tuaja dhe besueshmërinë, atëherë përse të tjerët duhet të besojnë tek ju? Është e qartë se, për të kapërcyer të gjithë pengesat që dalin rrugës, duhet të besosh në vetvete, të dalësh nga zona e rehatisë dhe kjo kërkon vetëbesim.
Duhet të kuptosh se jetën tënde e ke krijuar vetëm ti
Askush tjetër nuk është përgjegjës për vendimet që ti merr për jetën tënde, por vetëm ti. Mund të përpiqen të të këshillojnë, apo të të ndikojnë, por nuk mund të të detyrojnë t’i marrësh. Mënyra si jeton sot është e bazuar në vendimet që ke marrë për veten.
Të jesh i zënë nuk është gjithmonë produktive
Të gjithë janë të zënë me diçka, por jo të gjitha janë produktivë. Koha duhet përdorur me efikasitet, dhe jo të bësh detyra të ngjashme, pa përpjekje shtesë. Ti mund të marrësh pjesë në një numër të pafundëm mbledhjesh, pa menduar paraprakisht se si të sjellësh ide më të mira, e t’ua parashtrosh të gjithëve. ata që janë produktivë bëjnë gjithmonë përpjekje shtesë.
Mos rri me njerëz që të tërheqin poshtë
Ne kemi prirjen të rrethohemi me njerëz që na frymëzojnë, ose na bëjnë të ndihemi më mirë me veten tonë, por shumë herë na ndodh të përfundojmë duke shpenzuar kohë me ata që nuk na vlerësojnë, ose që na ulin poshtë me fyerje. Eshtë koha t’i largoni këta tipa nga jeta juaj. Ata vetëm ju bëjnë të ndiheni të pavlerë, dhe nuk mund të jetoni kështu përgjithmonë.
Jini të gatshëm të thoni jo
Sipas studimeve, nëse bini dakord të bëni gjëra, edhe nëse nuk doni, ju afroni më shumë stres në jetën tuaj, dhe kjo është arsyeja përse duhet të jeni në gjendje të thoni Jo, kurdoherë që nuk jeni të gatshëm të bëni një gjë që ju kërkohet. Nuk keni pse jeni të vrazhdë, pasi mund të refuzoni edhe në mënyrë të sjellshme, dhe nëse të tjerët janë të pjekur, do ju kuptojnë.
Shmangni bisedat negative me veten
Dyshimet për veten tuaj janë pengesat më të mëdha që ju dalin rrugës, dhe duhet t’i eliminoni sa më shumë që të mundeni. Edhe nëse është i rëndësishëm për vetëpërmirësimin, e folura negative me veten fiton më shumë fuqi në mendimin tuaj dhe jua ul vetëbesimin. Nuk janë fakte mbi të cilët të vrisni shumë mendjen, kështu që sa herë shfaqet një gjë e tillë, ndalu dhe përpiqu që të pastrosh mendjen dhe t’iu kërkosh vetes të mos bëhesh pesimist.
“Po sikur”
Këta lloje mendimesh janë vetëm humbje kohe, sepse ju vrisni mendjen për atë që mund të kishte ndodhur. Ajo që ka ndodhur nuk mund të zhbëhet dhe të vrasësh mendjen për të thjeshtë do të të rrisë nivelin e stresit. Po, ju mund të planifikoni për strategji të ardhshme në këtë mënyrë, por duhet të jeni të vetëdijshëm nëse ju shkakton shqetësim të tepërt.
Flini dhe ushtrohuni në kohë
Sasia e mjaftueshme e gjumit është e rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Proteina toksine mund të mbeten në qelizat e trurit tuaj, nëse nuk flini, dhe si pasojë mund të bëjnë dëm në tru, gjë e cila shpie në një mungesë të vetëkontrollit, vëmendjes dhe kujtesës. Po kështu, ushtrimet e rregullta ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të trupit dhe ju mbajnë në formë.
Mjaft kërkuat përsosmërinë
Edhe nëse nuk i mësoni në kohë leksionet e mësipërme, është më mirë që të mos e mundoni shumë veten dhe të harxhoni kohë në pendesë. Askush nuk mund të jetë i përsosur, dhe të gjithë kemi nga një grusht të metash. Kjo nuk do të thotë që të ankohemi vazhdimisht dhe të urrejmë veten tonë. Duhet të jetojmë me atë që jemi dhe të jemi të lumtur, sepse jemi unikë në mënyrën tonë.

Related posts

Monografia “MPB për qytetarët 2017-2021”, Nuhiu: Kujtojmë tre reforma substanciale që i realizuam me sukses

Gazetamax.mk

Djemtë e dëshmorit, Avdullah Bugari, ndihmojnë refugjatët ukrainas në Austri

Gazetamax.mk

Dobitë shëndetësore që trupi merr nga fasulja

Gazetamax.mk