GazetaMax
Lajme

9 të vdekur dhe mbi 20 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Itali

Lugo është një nga qytezat e shumta të Italisë që u zgjua me nivelin e ujit deri në fyt.

Në këtë dhe rajone të tjera të vendit, në 36 orë ka rënë shi sa për 6 muaj. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur çdo gjë që u ka dalë përpara.

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe mbi 20 mijë të tjerë janë evakuuar. Ndërkohë, dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa elektricitet dhe shërbimet e emergjencës janë të mbingarkuara.

Dëmet materiale arrijnë në miliona euro. edhe pse është ende herët për të përcaktuar kuotën e saktë, presidenti i Emilia Romanjës vlerëson se në këtë rajon ajo do të shkojë në disa miliardë euro.

Por fenomeni nuk është kufizuar vetëm në veri apo në pjesën qendrore të vendit. Edhe në Napoli ka pasur përmbytje.

Çmimi i Madh i Formula 1 që duhet të mbahej këtë fundjavë në Imola është anuluar dhe mijëra ferma në këtë rajon agrikulturor kanë regjistruar një dëmtim të produkteve, në disa raste duke i humbur ato plotësisht

 

Related posts

Fenomeni Tiktok/ Prindërit alarmojnë, autoritetet: Kujdes se çfarë shkarkojnë fëmijët në telefon

Gazetamax.mk

Mickoski në takim me të dërguarin special Saracin dhe ambasadoren Hollshtajn

Gazetamax.mk

Ahmeti: Me Serbinë i kemi dy rrugë, ose të luftojmë ose të merremi vesh

Gazetamax.mk