GazetaMax
Ballina

99 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

Azem Bejtë Galica u lind më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 1924, nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.

Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912–1924.

Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane.

Pas shpalljes së pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet, Shotë Galicën.

Sipas direktivave të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez.

Në vitin 1924, Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratik borgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, “Arbanisë së Vogël”.

Vdiq më 26 korrik 1924 në moshën 35-vjeçare. Varrimi i tij u bë në shpellën “Quku që kërcet”, 75 metra i thellë, ashtu siç e kishte lënë amanet.

Related posts

Ashpërsohen luftinet në lindje të Ukrainës

Gazeta Max

Stresi është ngjitës, mund të infektoheni

Gazeta Max

Aloe Vera, një ilaç për shumë probleme shëndetësore

Gazeta Max