Christopher Nkunku është afër rinovimit të marrëveshjes me skuadrën e Leipzig.
Raportimet e fundit nga ‘Kicker’ bëjnë të ditur se ylli francez është i gatshëm të firmosë kontratë të re.
Lojtari do të ketë një klauzolë liruese që mund të aktivizohet në vitin 2023.
Në rast se ndonjë skuadër do të donte shërbimet e Nkunku sezonin tjetër, do të duhej të paguanin së paku 60 milionë euro.
Nkunku ka pasur interesim të madh edhe pas fundit të sezonit, me Milan e PSG që lidheshin më shumë me të.
Gjithsesi, lojtari do të qëndrojë edhe për një sezon te skuadra gjermane, bën të ditur ‘Kicker’.
Nkunku ishte lojtari më i mirë i viti në Bundesliga.