GazetaMax
Sport

Audi pritet të debutojë në Formula 1 në vitin 2026 – bashkon forcat me Sauber

Marka gjigante botërore e makinave, Audi pritet t’i bashkohet Formula 1.
Formula 1 do të ketë një skuadër të re duke filluar nga viti 2026. Bëhet fjalë për gjigantin gjerman, Audi.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Audi ka bashkuar forcat me Sauber dhe do të jetë në F1 në vitin 2026.
Përveç Audi, edhe Porsche e Andretti kanë qenë të lidhura me një inkuadrim të mundshëm në F1.
Porsche ka qenë në negociata me Red Bull dhe brendi duket se do të bëhet furnizues i skuadrës austriake për ndryshimin e radhës të madh.
Për Audi, raportohet se strategjia është të blejnë ose të lidhin partneritet me një skuadër ekzistuese në F1.
Thuhej se Audi mund të nënshkruante me McLaren, por skuadra britanike mohoi këto thashetheme.
‘Blick’ zviceran raporton se Audi mund të bashkëpunoj me Sauber, për vitin 2026.
Sipas po të njëjtit burim, marrëveshja mes tyre tashmë ka përmbushur të gjitha pikat, përveç zyrtarizimit.

Related posts

ZYRTARE: Prishtina prezanton Belican

Gazetamax.mk

Barcelona kërkon një mesfushor në janar – tri alternativa nga Premier League

Gazetamax.mk

Milani planifikon takimin me Real Madridin për Diaz, ky është plani i kuq e zinjve

Gazetamax.mk