GazetaMax
Lajme

Kallas: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian

Talin, 23 Qershor – Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka pohuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Ajo këtë e pohoi përmes rrjeteve sociale pasi 27 vendet anëtare u takuan për të diskutuar një sërë temash, përfshirë zgjerimin.

“Ne e konfirmuam këtë në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ajo në Twitter gjatë samitit që pasoi një takim me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Estonia ka mbështetur gjithmonë anëtarësimin e tyre në BE dhe është më e rëndësishme se kurrë t’u japim atyre mesazhe të qarta dhe të thellojmë integrimin e shpejtë”, shtoi e para e qeverisë estoneze.

Vendet anëtare thuhet se po diskutojnë nëse do të përfshijnë statusin e kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën në konkluzionet e tyre përfundimtare. Ata pritet t’i japin statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë.

Ndryshe, Kallas është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani.

Related posts

MPJ me Notë verbale ndaj Sofjes, pas deklaratave të Eurodeputetit, Xhambaski

Gazeta Max

Ohri rrezikon të humb statusin e UNESCO

Gazeta Max

Ushton “Raspukala Sar Planina” në Vijcë të Tetovës, 30 metër afër varrezave të dëshmorëve

Gazeta Max