GazetaMax
Lajme

Fuere: Pozicioni i Varhejit për pranimin e “shqetësimeve bullgare” nuk ka logjikë

Shkup, 24 qershor – Si mund të mbështesni “të gjitha shqetësime bullgare” dhe t’i bëni pjesë të procesit negociues, kur disa nga ato shqetësime janë kundër gjithë asaj që përkushtohet BE-ja, konsideron ish-eurodeputetit Ervan Fuere gjatë komentimit të komisarit evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varheji se “shqetësimet bullgare” do të jenë pjesë e procesit negociator të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Plotësisht nuk ka logjikë… si mund të mbështesni “të gjitha shqetësimet bullgare” dhe t’i bëni pjesë e procesit negociator, kur disa nga ato shqetësime janë kundër tij dhe e gjithë asaj që përkushtohet Be-ja, derisa të tjerat janë në kundërshtim me paragjykimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Komisari duhet të turpërohet nga vetvetja”, thekson Fuere.

Sipas tij, për shkak njoftimit të këtillë Varheji duhet të jep dorëheqje apo të detyrohet të jap dorëheqje.

Komisari i Be-së Varheji dje në Tuiter njoftoi se “BE-ja ka pranuar të gjitha shqetësimet bullgare seriozisht” dhe se ato do të jenë pjesë e procesit negociator të vendit me BE-në.

“BE-ja ka pranuar shqetësimet bullgare seriozisht dhe se ato tani do të jenë pjesë e procesit negociator. Tani është momenti për vendime të përgjegjshme. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së”, shkroi Varheji në tuiter.

Related posts

Ivanka Trump zgjedh Shqipërinë për të pushuar

Gazeta Max

Mickoski: Mund të koalicionojmë me BDI-në, por s’ka vend për funksionarët e dyshuar

Gazeta Max

Kush është elektriçisti shkupjan që u bë aktor në moshën 40-vjeçare: Regjisori më tha ‘Ty të do kamera’

Gazeta Max