Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

A ishte kjo nëna e Ibrahim Rugovës?

Sigurisht nuk ishte. Por, kush është kjo me emër dhe mbiemër të njëjtë nga rajoni i njejtë? Për më tepër, viti i saj i lindjes më 1925 tërheq një paralele interesante se mos kanë ekzistuar dy Sofa me të njëjtin mbiemër të lindura në të njëjtin vit. Ndonëse në epitafin e saj nuk ceket data dhe muaj i lindjes, çka do të ishte e rëndësishme, mosha kur ka mundur të jetë e martuar dhe data e lindjes së Ibrahim Rugovës e raportuar më 02.12.1944, që do të thotë se nga fillimi i vitit 1925 deri në fund të vitit 1944 janë 20 vite. Në atë kohë, femrat janë martuar në moshë të re, dhe rrallë herë ka ndodhur ta presin moshën 20 vjeçare. A e keni dëgjuar atë këngën: “Lute, lute nana bijën rri edhe sivjet?”
Për nënën e Ibrahim Rugovës, po ashtu me emrin Sofë, nuk ka të dhëna të besueshme se kur ka lindur, ndërkaq thuhet se ka vdekur në vitin 1996. Informatën e vetme për vdekjen e saj më 1996 e ka postuar Naser Rugova por vetëm tek më 16 mars 2015. Pse deri atëherë Naseri e ka mbajtur sekret? Sepse, Ibrahim Rugova dhe Naser Rugova kanë qenë armiq, jo për shkak të Naserit por mixhes së tij.
Ku e ka varrin nëna e Ibrahim Rugovës, dhe a është në gjendje Naser Rugova ta sjellë ndonjë fotografi, që të bëhët dallimi me këtë Sofë Rugovën që shihet në pllakën e varrit?
Origjina familjare, të dhënat e lindjes dhe jetës së Ibrahim Rugovës janë mjegulluar nga propaganda e Adnan Merovcit, LDK-së, Mustafë Bajramit (shpiunit të Vatikanit), dhe shumë të tjerëve. Për datën dhe vitin e saktë të lindjes së tij, babain e vërtetë të tij, ka spekulime dhe dezinfomata zyrtare nga më të ndryshmet. Disa thonë se ai ka lindur 3 javë pasi sërbët ia kishin vrarë babain, të tjerët 3 javë para se t’i vritej babai, të tjerët 11 muaj pas vrasjes së babait, etj. Këto dezinfomata për vrasjen e babait të tij Ukës nga sërbët marrin fund në vitin 1988 posa Ibrahim Rugova ishte zgjedhur Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kur nga Titovo Velenje e Sllovenisë i vjen lajmi se Ukën nuk e kanë vrarë sërbët por ai ka jetuar si beg në Maribor të Sllovenisë deri vonë. Lajmi iu kumtua menjëherë posa doli në skenë dhe filloj të bëhët i njohur Ibrahim Rugova si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve.
Spekulimet, dezinformimet dhe misteret publike rreth Ibrahim Rugovës vazhdojnë deri në pakufi. Ja ku e keni një dezinformatë zyrtare e cila thotë se Ibrahim Rugova ishte vetëm dy vjeç kur iu vra babai nga forcat komuniste jugosllave. Shtypeni dhe mos u tutni nga dezinformata zyrtare e kësaj adrese:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1227400865423023&set=a.319777012852084&id=100044593622184
“Ishte vetëm dy vjeç” do të thotë fundi i vitit 1946 ose fillimi i vitit 1947. Sa përputhet kjo me dezinformatat tjera si ato të Halit Rugovës se Ukën e kanë vrarë vetëm 3 javë pasi Ibrahimi kishte lindur, të tjerët “jo 3 javë pas, por 3 javë para se me lindë”, të tjerët “Ibrahimi ka lindur 11 muaj masi ia kanë vra babën”, e kështu me radhë. Këtyre spekulimeve u jepin fund kur dalin dëshmitarët që vërtetojnë se Ukën nuk e kanë vra sërbët por ai ka ikur në Maribor, është martuar me një gruia tjetër, dhe ka jetuar deri vonë. Kësaj duhet t’i shtohen edhe pretendimet e pleqve të Cerrcës me rrethinë se Ibrahimi nuk ka qenë fare i biri i Ukës por i një rrogtari me emrin Ramadan i cili përkujdesej për ruajtjen e bagëtive të familjes Rugova në Cerrcë. Derisa këto mbesin gjëra me të besueshme se pretendimet dhe dezinfomatat e shpiunëve të Vatikanit si të Mustafë Bajramit, se sërbët kinse ia kanë vrarë babain, e spekulantëve tjerë duke bërë gara ndërmjet veti se cili po ia qëllon për javët, muajt, dhe vitet e vrasjes para apo pas lindjes (jo 3 javë para – por tri javë pas, 11 muaj pas vrasjes, 2 vite pasi ka lindur), pyetja e cila kërkon përgjigje dhe sqarime për provën e bashkangjitur këtu, është:
Çka e ka pasur kjo Sofë (Rama) Rugova në fotografi nënën e Ibrahim Rugovës po ashtu me emrin dhe mbiemrin Sofë Rugova? Kur ka lindur njëra Sofë, e kur tjetra Sofë? A ishin nga e njëjta familje dhe i njëjti farefis.

Latest Posts

Mos e humb lajmin