Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Albi Qamili: Provimi i Jurisprudencës shumë shpejt do të jepet edhe në shqip

Nënkryetari i Tetovës dhe përfaqësues i VLEN-it, Albi Qamili, në debatin Click Plus në TV21 tha se Provimi i Jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe, për herë të parë në vendin tonë. Ai e përshëndeti protestën e studentëve, duke theksuar se mohimi i së drejtës së tyre nuk duhej të zgjaste kaq shumë.

“Protesta e studentëve është një shprehje e një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Që në krye të herës kur studentët e ngritën si çështje, i takoi kryetari Kasami dhe u garantoi se problemi i tyre do të zgjidhet me një zgjidhje të qëndrueshme, jo me arnime dhe zgjidhje gjysmake”, tha Qamili.

Albi Qamili njoftoi se tashmë po punon grupi i punës në kuadër të Qeverisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndërsa pjesë e grupit është edhe profesori i së drejtës kushtetuese Jeton Shasivari.

Duke folur për afatet, Qamili tha se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt dhe nuk do të zgjasë 20 vjet si në kohën e BDI-së.

“Me siguri nuk do të zgjasë 20 vjet si me BDI-në. Afate konkrete nuk mund të jap, por shumë shpejt studentët do të mund të japin provimin në gjuhën amtare, në gjuhën shqipe”, tha Qamili.

Latest Posts

Mos e humb lajmin