GazetaMax
Ballina

Grubi: Po ndërtojmë paqen mes njëri-tjetrit për të mirën e gjeneratave të reja

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në mbledhja komemorative е Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvend, me rastin e 11 Korrikut – Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Shumë etapa të errëta armiqësish kanë parë vendet tona, me shumë gjak të pafajshëm janë ujitur këto toka dhe më në fund jemi zgjuar, po ndërtojmë paqen mes njëri tjetrit për të mirën e gjeneratave. Një nga ato tragjedi që çdo Korrik na i sjell në mendje memoaret e përjetimeve të dhimbshme të boshnjakëve, është gjenocidi i vitit 1995 në Srebrenicë. Do të kalojnë shumë vite dhe shekuj, do të përkujtohet deri në përjetësi kjo tragjedi e madhe që rezultoi me vrasjen e rreth 8000 personave të pafajshëm”, ka thënë mes tjerave në fjalimin e tij Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë z. Artan Grubi në Kuvend.

Në vazhdim fjalimi integral:

I nderuar kryetar i Kuvendit, z. Talat Xhaferi,

E nderuara kryetare e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, znj. Arbana Pasholli

Të nderuar deputetë, përfaqësues të sektorit civil, përfaqësues të mediave,

Përfaqësues të ambasadës së SHBA, faleminderit që jeni sot këtu,

Të dashur bashkëqytetarë të komunitetit boshnjak, zonja dhe zotërinj,

Në çastet kur në vendet e Ballkanit po ndërtohen urat e pajtimit mes popujve dhe kur po japim shembullin më të mirë të paqëbërjes nuk guxojmë asesi të harrojmë të kaluarën, episodet krejtësisht të kundërta nga ajo që kemi sot, që dridhën ndërgjegjen e mbarë botës, që dridhin edhe ndërgjegjen tonë sot.

Shumë etapa të errëta armiqësish kanë parë vendet tona, me shumë gjak të pafajshëm janë ujitur këto toka dhe më në fund jemi zgjuar, po ndërtojmë paqen mes njëri tjetrit për të mirën e gjeneratave pas nesh. Një nga ato tragjedi që çdo Korrik na i sjell në mendje memoaret e përjetimeve të dhimbshme të boshnjakëve ndoshta edhe më e madhja, është gjenocidi i vitit 1995 në Srebrenicë. Do të kalojnë shumë vite dhe shekuj, do të përkujtohet deri në përjetësi kjo tragjedi e madhe që rezultoi me vrasjen e rreth 8000 personave të pafajshëm. Kjo tmerroi botën, u ngrit në këmbë për të ndalur krimin dhe padrejtësinë, për të dënuar përgjegjësit e pamjeve më të errëta të para në historinë e Ballkanit dhe më të mëdha që nga Lufta e dytë botërore.

Të dashur miq,

Të njejtën dhimbje pas jush e përjetoi edhe populli i Kosovës, u sprovuam me të edhe ne këtu në Maqedoninë e Veriut, por mbi kauzat tona të drejta të lirisë dhe barazisë triumfuam dhe ja ku jemi sot bashkë, të lirë në vendet tona, me të gjitha të drejtat dhe po ndërtojmë bashkë ardhmërinë e zhvillimit. Nuk mund të ndodhte ndryshe sepse drejtësia vërtetë vonon por nuk harron. Shumë do të thonin a është e lehtë të vazhdosh rrugën me këtë dhimbje mbi supe? Jo nuk është fare e lehtë.

A është edhe e lehtë të falësh? Kjo është edhe më rëndë. Por, a duhen përsëritur imazhet e këtilla të një krimi makabër me pretekstin e hakmarrjes apo vendosjes së drejtësisë në vend? Asesi. Në armiqësi të përjetshme nuk jetojmë dot. Askush nuk thotë se duhet harruar e kaluara, por se duhet të mbledhim forcat, të shtrijmë dorën e pajtimit, të luftojmë ideologjitë destruktive të paragjykimit, urrejtjes dhe nacionalizimit të verbër. Askush nga ne nuk do të kishte dashur të përjetonte në lëkurën e vet tek familja e vet, përsëri krime të këtilla, prandaj për të mirën e gjeneratave tona që vijnë pas nesh duhet të ndërtojmë themelet e parrënueshme të paqes. Nuk është e rastësishme nga aspekti i pikëpamjes tonë vendosja e bashkëpunimit në “Open Ballkan”. Synimi ynë është që të përmirësojmë raportet e historisë së errët, të ndihmojmë njëri tjetrin dhe bashkë të trasojmë rrugët e zhvillimit të vendeve tona. Iniciativë për të mbyllur plagët shekullore nëpërmjet pajtimit jo duke harruar por duke shtruar rrugën për gjeneratat e ardhëshme. Nuk duhet tju lejojmë hapësirë polemikave paragjykuese, duhet të marrin fund kontestet mes fqinjëve dhe të hapen edhe më shumë rrugët e zhvillimi dhe integrimit.

Mbi këtë parim, ne po punojmë për të zgjidhur edhe kontestin e katërt dhe të fundit me Bullgarinë fqinje. Ne këtu bashkë në këtë vend në këtë Kuvend, deputet i vulosëm themelet e barazisë e të gjithë komuniteteve bashkë maqedonas, shqiptar, boshnjak, vlleh, serb, rom nëpërmjet miratimit të Marrëveshjen e Ohrit, e pastaj hapëm rrugën për anëtarësim në NATO nëpërmjet Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Greqinë dhe u bëmë pjesë e NATO, e mbyllëm edhe kontestin me Serbinë përmes autoqefalisë së kishës ortodokse dhe jemi të bindur se do të zgjidhim edhe pengesën e fundit që do të zhbllokojë anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian por gjithmonë pa asnjë dilemë duke respektuar identetin e plotë histori, kulturor e identitar të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Pak më herët në pyetje të gazetarëve thash që unë do jem i pari që do votoj kundër për çdo propozim që vije dhe cënon identetitin gjuhësor, historik të bashkëqytetarëve tanë maqdonas, por kur jam i bindur në të kundërtën për çfarëdo kompromisi e mbron identitetin kulturor do duhet të kemi guximin bashkërisht që të mendojmë për gjeneratat e ardhëshme e jo për zgjedhjet e ardhëshme. Vendimet e mëdha duhet të sillen nga politikan të përgjegjshëm që nuk mendojnë për vete por për nipnit dhe mbesat e tyre. Ne popujt e Ballkanit e kemi vetë në dorë fatin e ardhmërisë sepse nuk duhet harrojmë të kaluarën që të mos na ndodhë sërish dhe duhet të shohim përpara që të ndërtojmë bashkë frytet e zhvillimit.

https://fb.watch/e6o_FLNl8b/

Related posts

Letonia hap Konsullatë nderi në Kosovë, me konsull nderi Ardian Hoxha

Gazetamax.mk

Partitë e reja, Analistët: Hipokrizi e rreme përballë qytetarëve

Gazetamax.mk

“Keqkuptimi i madh”/ Rama njofton vendimin e rëndësishëm në Facebook: Hallall të gjitha

Gazetamax.mk