GazetaMax
Ballina

Grubi – Hulmann: Rruga e BE-së hapet me Propozimin francez

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës, znj. Véronique Hulmann.

Përmbajtja e propozimit franceze, protestat kundër këtij propozimi dhe sfidat e rrugës së integrimit të vendit, ishin disa nga temat që u diskutuan gjatë takimit.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të zhbllokohet rruga e integrimit përmes shqyrtimit konstruktiv dhe të gjërë të propozimit fracez të cilit i qëndrojnë në mbështetje 27 vendet e BE-së i cili nuk cënon veçoritë identitare, kulturore, gjuhësore, historike të bashkëkombasve tanë.

Grubi theksoi se në këto momente vendimtare të vendit duhet vepruar me racionalitet, duke shfrytëzuar mundësinë historike që të zgjidhet edhe kontesti i fundit me Bullgarinë.

Ambasadorja Hulmann u informua nga Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, z. Grubi për procesin transparent rreth propozimit francez dhe bashkë konstatuan nevojën e kompaktësisë vepruese dhe angazhimit të gjithanshëm të gjithë akterëve politik, botës akademike, sektorit civil dhe gjithë qytetarëve për tejkalimin e sfidave pasiqë është koha të triumfojë racionaliteti ndaj protagonizmit subjektiv.

Grubi dhe ambasadorja Hulmann në fokus të bisedës kishin edhe reaksionet që shkaktoi publikimi i përmbajtjes së propozimit në ç’rast Grubi dënoi dhunën e përdorur në protestat e organizuara, të cilat u cilësuan si të panevojshme antieuropiane dhe të dëmshme për destabilizimin e vendit.

Related posts

Bujqit alarmojnë: Vendi do të përballet me mungesë të drithërave, kërkojnë masa të menjëhershme

Gazetamax.mk

Zaev nga biznes-forumi në Sarajevë: Duhet të bashkëpunojmë për të pasur sukses, çelësi është në partneritete dhe aleanca

Gazetamax.mk

Fondi pensional dhe invalidor lidh Marrëveshje kolektive me sindikatat

Gazetamax.mk