GazetaMax
Ballina

BDI përshëndet vendimin e Kuvendit PËR Maqedoni Europiane

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin historik pro propozimit francez të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që vulosi orientimin ideologjik të vendit pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.

Sot triumfoi racionaliteti, u ruajtën rrënjët europiane të vendit dhe u mposhtën tentativat destruktive të forcave regresive proruse.

Qytetarët e vendit nuk ranë pre e mashtrimeve, provokimeve, konfuzionit dhe nuk përkrahën protestat që kishin për qëllim të kthejnë vendin prapa pas gjithë atyre sakrificave dhe arritjeve të përbashkëta.

Rrugëtimin tonë drejt Europës do të bëjmë bashkë, me dinjitet dhe kapacitet të plotë demokratik. Në përkrahje kemi të gjithë vendet e Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerika me të cilat kemi ngadhënjyer në të gjitha sfidat e demokratizimit të vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit dhe njësoj do të vazhdojë të jetë e rreshtuar në taborin progresiv në çdo proces të nevojshëm deri në realizimin e ëndrrës së integrimit.

Related posts

Gjylameti: Ka ardhur koha për një presidente grua

Gazetamax.mk

Jeta e fshehtë e Vladimir Putin, zbulojmë gratë e tij, fëmijët jashtë martese dhe ata që i ka bërë publik

Gazetamax.mk

Thellohet kriza e ushqimeve në botë

Gazetamax.mk