Sa mall kishe për një zile, për Abetaren e shenjtë!
Për tabelën e shumëzimit, për hartën e Kosovës!
O pishtar i dijes, o mësues i fjalës së shtrenjtë
Ti u fale brezave dritë ardhmërie në pragun e odës.
Sa gëzim kur shkronjat i gdhendje në dërrasën e zezë/
Kur sytë e fëmijëve ndizeshin me buzëqeshje.
Punove me përkushtim sikur të ishe një bletë
Dhe pranverën e dijes na e fale në ditë jete.
Ditarin me shkrimin e çmuar, e kemi si kujtim,
Si një relike të shenjtë të viteve të rinisë.
Ti mbete modeli, pishtari, mësuesi pa harrim
Një qiri i ndezur në kujtesën e mirësisë.
Sot, nga largësia, po të shkruaj me kaq mall
Unë, mërgimtari mësues, me shpirtin në Kosovë.
Më mundon pleqëria në dhe të huaj, o bacë,
Më mungon vendlindja e fjala jote për një orë.
Sërish kuvendesh si prind, o mësuesi i dashur.
Sa do të doja të uleshim te gardhi në bahçe!
Të dëgjoja zërin tënd, si muzg I përflakur
E të kthehej koha, qoftë edhe për disa çaste!
Burimi: Botasot
