Policët do të pajisen me kamera trupore me inteligjencë artificiale, teknologjia e re pritet të hyjë në përdorim në vitin 2027

Të gjithë policët që punojnë në terren në Maqedoninë e Veriut pritet të pajisen me kamera trupore me inteligjencë artificiale, pas marrëveshjes pesëvjeçare të Ministrisë së Brendshme me kompaninë amerikane “Axon”. Kamerat e para pritet të vendosen në uniformat policore nga mesi i vitit 2027.

Pajisjet do të mundësojnë incizimin audio dhe video, përkthimin në kohë reale të më shumë se 40 gjuhëve, si dhe transmetimin e pamjeve në një qendër të veçantë komanduese që fillimisht do të funksionojë në Veles. Sistemi do të mundësojë edhe ruajtjen e pamjeve deri në 120 sekonda para aktivizimit zyrtar të kamerës, duke dokumentuar edhe momentet para një incidenti. Nga kjo teknologji pritet të rritet transparenca dhe efikasiteti policor, si dhe të përmirësohet lufta kundër kriminalitetit./TV21

Burimi:TV21