Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Ministri Hoxha realizon vizitë në Paris, takime në UNESCO për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, së bashku me një delegacion qeveritar, realizoi disa takime në selinë e UNESCO-s në Paris, ku u diskutua për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Gjatë takimeve me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, kryetarin e Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s, Kongker Mohammad Talha, si dhe kryetarin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, Nasser bin Hamad Al-Hinzab, u theksua rëndësia e UNESCO-s dhe e Rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore.

Ministri Hoxha konfirmoi përkushtimin e institucioneve për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të mekanizmave ekzistues, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme.

https://www.facebook.com/share/p/1ACdFzFGjz/?mibextid=wwXIfr

Latest Posts

Mos e humb lajmin