Kombëtarja e Zvicrës mposhtet nga Suedia, merr fund ëndrra për medalje në Botëror

Ëndrra e Zvicrës për të fituar një medalje në Kampionatin Botëror të hokejit për femra ka marrë fund.

Zvicra është eliminuar në çerekfinale, pasi u mposht nga Suedia me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në Esbjerg.

Golin e vetëm dhe vendimtar në këtë përballje e shënoi Sara Hjalmarsson, në minutën e 35-të, pas devijimit të gjuajtjes së Mira Jungaker.

Në minutat e fundit, Zvicra tentoi të barazonte rezultatin duke aktivizuar edhe një lojtare shtesë në sulm, por mbrojtja suedeze nuk lejoi ndryshimin e rezultatit.

Në gjysmëfinale, suedezet do të përballen me Kanadanë, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër takohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Finlanda.

Burimi: botasot.info