Ëndrra e Zvicrës për të fituar një medalje në Kampionatin Botëror të hokejit për femra ka marrë fund.
Zvicra është eliminuar në çerekfinale, pasi u mposht nga Suedia me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në Esbjerg.
Golin e vetëm dhe vendimtar në këtë përballje e shënoi Sara Hjalmarsson, në minutën e 35-të, pas devijimit të gjuajtjes së Mira Jungaker.
Në minutat e fundit, Zvicra tentoi të barazonte rezultatin duke aktivizuar edhe një lojtare shtesë në sulm, por mbrojtja suedeze nuk lejoi ndryshimin e rezultatit.
Në gjysmëfinale, suedezet do të përballen me Kanadanë, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër takohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Finlanda.
Burimi: botasot.info
